Një grua është zhveshur lakuriq në rrugë nga një grup i grave, të cilat e akuzonin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshortët e tyre.
Videoja e publikuar më poshtë e cila është duke bërë xhiron e botës në rrjetet sociale për faktin se është shikuar nga mbi një milion persona, është filmuar në Kinë dhe titullohet “Kur e zini dashnoren e burrit, në ndihmë ju dalin miqtë”, transmeton Telegrafi.
Gruaja që dyshohet se kishte bërë seks me dhjetëra burra të martuar, është rrahur brutalisht nga një grup grash të cilët e grushtuan dhe shkelmuan në qendër të qytetit, derisa kalimtarët e rastit shikonin të shokuar.
Bashkëshorti i njërës nga gratë e nervozuara që dyshohet se kishte pasur lidhje me këtë grua, mundohej ta mbronte nga dhuna e paparë.
Kalimtarët e rastit janë kritikuar nga personat që e kanë parë videon, për faktin se nuk kanë ndërmarr asgjë për ta shpëtuar gruan. /Telegrafi/