Site icon Telegrafi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Të hënën një qytetar ishte kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin në Prizren.

Në lidhje me këtë nga Prokuroria Themelore në Prizren në një përgjigje për Telegrafin kanë thënë se është autorizuar policia që të ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e kryesit dhe në grumbullim të provave të nevojshme.

Lexo po ashtu Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se, Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar policinë që të ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e kryesit dhe në grumbullim të provave të nevojshme”, thuhet në përgjigjen dërguar Telegrafit.

Po ashtu nga Prokuroria thonë se është vlerësuar se kanë të bëjnë me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Prokuroria ka vlerësuar se kemi të bëjmë me veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’ nga neni 141 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e cila vepër penale me Ligjin e ri për Prokurorinë Speciale ka kaluar në kompetencë të PSRK-së, ku e njëjta është njoftuar për rastin, dhe veprimet e mëtutjeshme hetimore është duke i ndërmarrë kjo e fundit”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen dërguar Telegrafi. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version