Një burrë nga Indianpolis u arrestua këtë javë pasi dyshohet se kishte spërkatur benzinë te një burrë tjetër dhe ia kishte vënë flakën.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët e policisë iu përgjigjen thirrjes në një banesë në Columbus, Indiana, gjatë orëve të para të mëngjesit të hënën.
Me të arritur, ata e gjetën personin me djegie “mbi një pjesë të madhe të trupit të tij”, deklaruan autoritetet.
Viktima e paidentifikuar u transportua për mjekim me helikopter në një spital në Indianapolis. Gjendja e tij nuk u bë menjëherë e ditur, bazuar në deklaratën e Departamentit të Policisë Columbus.
Dëshmitarët raportuan se kishin parë një burrë, i identifikuar më vonë si i dyshuari, Ralph Shaw, 39 vjeç, duke debatuar me të lënduarin, para se ai të hidhte benzinë mbi të dhe ta digjte. /Telegrafi/