Pasditen e së hënës në kryeqytet më saktësisht tek Parku i Qytetit ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë janë plagosur dy persona.
Njëri nga personat e plagosur Eron Agaj 22 vjeçar, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.
Ndërkaq personi tjetër Arianit Gashi 21 vjeçar është ende duke luftuar me jetën në QKUK.
Policia ka arritur ta identifikoj atentatorin dhe tashmë janë vënë në kërkim të tij.
Telegrafi nga burime ka mësuar se personi i cili ka shtënë mbi dy të rinjtë dyshohet se është shtetas i Shqipërisë L.I, dhe se tash e sa vite jeton në Kosovë.
Për shkak se mund të ndikojë në procesin e hetimeve Telegrafi nuk ka zbuluar emrin e plotë të personit në fjalë./Telegrafi/