Telegrafi

Dyshohet se ra aksidentalisht nga ballkoni, vdes 83 vjeçarja nga Kamenica

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka njoftuar se një grua e moshuar në Kamenicë ka vdekur sot si pasojë e rënies nga ballkoni i shtëpisë.

Policia bërë të ditur se viktima 83 vjeçare dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë i cili ka qenë pa mbrojtëse

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35 është njoftuar se një person në fsh.Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës.

Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestarë.

Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,,Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore. /Telegrafi/