Prokuroria e Gjakovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të keqpërdorimit të votës në këtë qytet.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zyra për media e Prokurorisë së Gjakovës.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Keqpërdorimi i votës dyshohet të ketë ndodhur në shkollën “Zekirja Rexha”.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën ditën e diel, më 9 shkurt./Telegrafi/