Javorja ”Fokus” shkruan se paratë e qytetarëve të Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës dyshohet se përfundojnë në xhepa partiak dhe privat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas analizës së kësaj javore, prokurimet publike për këto tre komuna tregojnë se bashkëpunimi kryehet kryesisht me disa kompani. Gjatë shqyrtimit të prokurimeve publike, sipas kësja javore, del në pah se disa kompani bashkëpunojnë vetëm me një komunë, e disa vetëm me një kryetar komune.
Ato kompani që sigurojnë më shumë kontrata, arrijnë marrëveshje me institucionet e udhëhequra vetëm nga kuadri i partisë së njëjtë. Se për cilat kompani bëhet fjalë dhe kush janë përgjegjësit, mund ta gjeni në numrin më të ri të javores ”Fokus”./Telegrafi/