Një ditë pas sulmeve në Ankara, ku humbën jetën 37 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën, burime zyrtare turke thonë se një prej sulmueseve kamikaze dyshohet se është një femër.
“Një sulmues besohet të jetë një grua me lidhje me PKK”, ka thënë një zyrtar për AFP, duke iu referuar Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit.
Ndërkohë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se sulmet në Ankara e bëjnë më të vendosur për të luftuar terrorizmin.
Erdogan, i cili ishte në Stamboll, pas ngjarjeve vendosi të kthehej menjëherë në kryeqytet.
“Pas paqëndrueshmërisë në rajon, Turqia në vitet e fundit ka qenë cak i sulmeve terroriste”, shkruan Erdogan në një deklaratë, por pa iu referuar ndonjë organizate.
“Në fytyrën e veprimeve që kërcënojnë integritetin e vendit tonë, ne do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit edhe më të vendosur”, thuhet në një deklaratë të Erdogan.