Site icon Telegrafi

Dyshohet se një person nga Shkupi ka shitur ilegalisht fishekzjarre, është ndaluar në stacionin e Shkupit

Policët në zonën e Bit Pazarit sot ia kanë ndalur në zyrë policore një person nga Shkupi pasi në tezgat e tij e improvizuar është gjetur një sasi e madhe e lëndës piroteknike.

“Sot rreth orës 14:00 në zonën e Bit Pazarit, zyrtarë policorë të Komisariatit të Policisë Bit Pazar kanë privuar M.R. nga Shkupi. Gjatë kontrollit në tezgën e tij të improvizuar është gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe e lëndëve piroteknike të ndryshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB bëjnë me dije se personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për tregti ilegale në SPB  Shkup do të bëjë kallëzim. /Telegrafi/

Exit mobile version