Site icon Telegrafi

Dyshohet se një çift nga Kosova kanë humbur jetën pas të shtënave në Florida

Dy persona humbën jetën pas të shtënave me armë zjarri gjatë natës në një ndërtesë të lartë luksoze në plazhin Hallandale në Flordia të SHBA-së.

Policia e Hallandale Beach i tha CBSNews se rreth orës 12:30 të mëngjesit morën një alarm ShotSpotter për të shtëna me armë pranë 1800 S Ocean Drive.

“Kur oficerët arritën në një katedër të vendosur në 1830 S Ocean Drive, ata gjetën trupat e një burri dhe një gruaje; të dy ishin qëlluar”.

Të shtënat kanë ndodhur në një njësi në një nga katet e nivelit të sipërm.

Disa banorë që jetojnë në zonë thanë se u zgjuan nga zhurma e armëve dhe e policisë.

“Dëgjova të shtënat dhe më pas makinat e policisë. Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, tha Max Braendlin, banor i lagjes.

Lidhur me këtë ngjarje, disa media në Kosovë kanë raportuar të enjten mbrëma se bëhet fjalë për një çift shqiptar nga Kosova (Peja), transmeton Telegrafi.

Exit mobile version