Qytetarët e Tetovës i janë drejtuar Telegrafit në Maqedoni për një shqetësim në lidhje me një ujk për të cilin thonë se ka lëvizuar nëpër rrugën ‘Kiro Ristovski Drnc” që gjendet tek varrezat e qytetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Dyshimet janë nëse me me të vërtetë ka qenë ujk apo ka qenë qen i racës ”Husky” që njejtë përngjanë me një ujk.
Telegrafi Maqedoni ju sjell shqetësimin e qytetarëve dhe deri tani jemi duke kontaktuar edhe me Marjan Josifoski, zëdhënësin e Sektorit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni, për tu njoftuar a ka ndonjë ankesë nga qytetarët.
Josifoski thotë ”deri tani në SPB Tetovë nuk është paraqitur askush për të alarmuar dhe njoftuar policinë për lëvizjen e ndonjë ujku”
Në vazhdim ju sjellim fotografitë dhe videon se ku shihet ujku i fotografuar dhe inçizuar nga qytetarët e shqetësuar./Telegrafi/