Site icon Telegrafi

Dyshohet se ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej –  u caktohet një muaj paraburgim dy të arrestuarve

Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri u ka caktuar nga një muaj paraburgim E.B dhe H.Xh, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Faton Hajrizi që të arratisej nga burgu i Smrekonicës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i njërit nga të dyshuarit, Lutfi Tahiri.

Lexo po ashtu Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin e arratisjes së Faton Hajrizit

“Po është mbajtur sot senaca gjyqësore dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ka thënë ai.

E.B dhe H.Xh dyshohen për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

I arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi të premten.

Lexo po ashtu Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën. /Telegrafi/

Exit mobile version