Site icon Telegrafi

Dyshohet se mashtroi qytetarët për ndërtimin e vilave, kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarit i cili dyshohet për mashtrim për ndërtim të vilave.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.

“Iu njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit i cili dyshohet se ka mashtruar qytetarët për ndërtimin e vilave”, ka thënë Ulaj.

Ndryshe “Nacionale” ditë më parë ka raportuar se disa qytetarë kanë treguar se janë mashtruar nga kompania G&G Exclusive për ndërtimin e vilave që asnjëherë nuk iu përfunduan.

Sipas raportimeve thuhet se dy klient njëri pagoi 13 mijë euro e tjetri 30 mijë për ndërtimin e këtyre vilave të cilat nuk u ndërtuan kurrë. /Telegrafi/

Exit mobile version