Site icon Telegrafi

Dyshohet se lideri i Hamasit është vrarë, ushtria izraelite thotë se po “kontrollon të gjitha provat”

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se po “kontrollon te gjitha provat” nëse është vrarë lideri i Hamasit, Yahya Sinwar.

Sinwar udhëheq Hamasin brenda Gaza që nga viti  2017, dhe karrierën e tij e filloi në vitet e 80-ta, transmeton Telegrafi.

Besohet se ai është “truri” i sulmit 7 tetorit mbi territorin e Izraelit, ku u vranë 1,200 persona.

62-vjeçari mori kontrollin e plotë mbi Hamasi pas vrasjes së Ismail Haniyeh, i cili ishte lider politik i këtij grupi.

Nëse vdekja e tij konfirmohet, kjo do të thotë se Izraeli ka eliminuar objektivin kryesor që nga fillimi i sulmeve ajrore dhe tokësore në Gaza.

“Gjatë operacionit të IDF-së në Gaza, tre terroristë janë eliminuar”, thuhet në kumtesën e ushtrisë izraelite.

“IDF dhe ISA po kontrollojnë të gjitha mundësi nëse njëri nga terroristët e vrarë ishte Yahya Sinwar. Në këtë fazë, identiteti i terroristëve nuk mund të konfirmohet”, u tha ndër tjera. /Telegrafi/

 

Exit mobile version