Një burrë që dyshohet se kishte coronavirus në juglindje të Kenisë, u rrah nga një grup të rinjsh dhe më vonë vdiq në spital.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shefi i policisë lokale, Nehemiah Bitok, konfirmoi vdekjen e tij, por nuk bëri të ditur për arrestime, ndërsa hetimet ishin duke u zhvilluar.
Raportohet se sulmuesit kishin akuzuar viktimën se kishte coronavirus.
Sulmi ndodhi në fshatin Msambweni në rajonin e Kwale, një zonë bregdetare e popullarizuar nga turistët.
Sipas gazetës Daily Nation, burri u sulmua rrugës për në shtëpinë e tij rreth orë 21:00 të martën, pasi kishte dalë të dëfrehej.
Ministria e shëndetësisë në Kenia ka konfirmuar deri më tani shtatë raste të coronavirusit, me këtë rast Afrika Lindore, ka urdhëruar mbylljen e institucioneve të arsimit, si dhe ka ndaluar tubimet publike. /Telegrafi/