Babai i Ibrahim Licit, Mustafai, ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi djalin e tij, për vrasjen e Endri Mustafës.
Komentet Lici i bëri nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku tha se akuzat ndaj djalit të tij janë të montuara nga Ardit Hasanbegaj, ish-shefi i krimeve në Shkodër, Luan Hazmollari dhe Niku Brahimi.
Ai tha gjithashtu se disponojnë pamje filmike se djali i tij ka qenë në Tiranë kur ndodhi krimi dhe jo në vendin e ngjarjes në Shkodër.
Sipas Licit, krimi po kërkon ‘kokën’ e djalit të tij, Ibrahimit, por shtoi se shumë shpejtë do i bëjnë provat publike.
“Unë dua t’ju them një të vërtetë, që mendoj dhe shpresoj se ju nuk do ta thoni të vërtetën, sepse me media jemi helmuar vazhdimisht familja Lici. Në Shkodër është krijuar një alibi nga punonjësit e Policisë, të cilët uroj të jenë të implikuar nga dollarët e krimit dhe jo nga politika, është plotësuar një aktakuzë duke manipuluar njerëzit që sot janë në SPAK.
Për djalin, për Ibrahimin. Këtë aktakuzë e kanë ndërtuar Ardit Hasanbegaj, ish-shefi i krimeve në Shkodër, Luan Hazmollari dhe Niku Brahimi. Me dhunë e me mjete kanë ndërtuar një aktakuzë, duke mos e ditur se ne disponojmë kamera. Ata akuzën e kanë ndërtuar duke imponuar edhe fëmijën e vogël, që të thotë se vrasësi është Ibrahim Lici.
Kur kemi deklaruar në media që kemi pamje, menjëherë drejtori i Policisë Niku Brahimi ka marrë detyrën drejtor i kriminalistikës. Ne i disponojmë të gjitha dhe i kemi këtu. Ju do ta shikoni vetë, ne do i bëjmë publike.
Ekspertiza e Niku Brahimit ka deklaruar se nuk ka ngjashmëri me Ibrahimin. Nga data 12-16 ka qenë në Tiranë Ibrahim Lici. E kuptoni që Ardit Hasanbegaj është në SPAK? Ai ia ka bërë dosjen djalit. Këtë e kanë vrarë, e kanë dhunuar, ka hyrë i rrahur në dhe. Krimi ka kërkuar kokën e Ibrahimit”, tha i ati i Licit, rarpoton Euronews Albania. /Telegrafi/