Telegrafi

Dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të makinës dhe përplaset me shtyllën, ndërron jetë 48-vjeçari në Lushnje

Foto: Ilustrim

Një 48-vjeçar nga Lushnja ka humbur jetën gjatë drejtimit të mjetit dhe shkak dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 në fshatin Karbunarë e Madhe të Lushnjës.

Edi Llupo dyshohet se si pasojë e atakut kardiak ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike”, njofton policia.

Pak minuta para aksidentit, ai ka telefonuar shokun duke i thënë se kishte dhimbje krahu dhe zemre. Teksa ishte në lidhje telefonike, ai është përplasur me shtyllën. Më pas është dërguar me shenja jete në spital, por ka ndërruar jetë. /Telegrafi/