Një 48-vjeçar nga Lushnja ka humbur jetën gjatë drejtimit të mjetit dhe shkak dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 në fshatin Karbunarë e Madhe të Lushnjës.
Edi Llupo dyshohet se si pasojë e atakut kardiak ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike”, njofton policia.
Pak minuta para aksidentit, ai ka telefonuar shokun duke i thënë se kishte dhimbje krahu dhe zemre. Teksa ishte në lidhje telefonike, ai është përplasur me shtyllën. Më pas është dërguar me shenja jete në spital, por ka ndërruar jetë. /Telegrafi/