Site icon Telegrafi

Dyshohet se inskenoi vjedhjen e makinës 200 mijë euro të marrë me qira, lihet në burg Elvis Kosova

Gjykata e Tiranës vendos masën ‘Arrest shtëpie’ për Elvis Kosovën. Ndërsa ka lënë masën ‘Arrest në burg’ për shtetasin turk Yucehan Er.

Avokati i Kosovës ka pretenduar që klienti i tij është mashtruar nga shtetasi turk pasi e ka blerë automjetin kundrejt pagesës dhe nuk e dinte që ishte i vjedhur. Të njëjtat masa kërkoi dhe prokuroria për dy të arrestuarit.

Shtetasi turk ka kërkuar kohë të japë shpjegime në një moment të dytë. Sipas policisë automjeti ishte marrë me qira në Gjermani dhe shtetasi turk ka bërë kallëzim që ia kanë vjedhur në një hotel në Tiranë.

Para policisë ai ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka thënë që do të merrte 5-10 mijë euro.

Pasi ka zbuluar skemën, policia thotë se gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Në kërkim u shpall 20-vjeçari, pronari i banesës ku ishte fshehur makina. /Telegrafi/

Exit mobile version