Site icon Telegrafi

Dyshohet se infektoi 22 persona me COVID-19, arrestohet burri në Majorka

Një burrë u arrestua në një qytet të Majorkës pasi dyshohet se ka infektuar 22 persona me COVID-19, ka thënë policia spanjolle.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri 40-vjeçar, “vazhdoi me përditshmërinë e tij”, pavarësisht se kishte simptoma të coronavirusit dhe kishte bërë një test PCR.

Kolegët i thanë policisë se ai erdhi në punë me një temperaturë prej 40 gradësh Celsius.

Në vendin e tij të punës ai kolliti me të madhe, uli maskën dhe iu tha njerëzve që ‘do t’u jepte’ të gjithëve coronavirusin.

Policia tha se ai infektoi tetë persona drejtpërdrejt dhe 14 njerëz në mënyrë indirekte, duke përfshirë në vendin e tij të punës dhe në palestër në qytetin Balearic. /Telegrafi/

Exit mobile version