Site icon Telegrafi

Dyshohet se humbi kontrollin e automjetit në rrugën Pogradec-Tushemisht, dërgohet në spital shoferi

Rreth orës 01:10 të mëngjesit të ditës së sotme, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, shtetasi A. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Ç, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version