Lamborghini ka pranuar se është duke punuar në një Superlaggera dhe se do ta lansojë së shpejti, pasi mediet i kanë postuar fotografitë e kësaj makine duke u testuar në pistën e Nurburgringut në Gjermani.
Por, spiunët e makinave të papublikuara, po pretendojnë se e kanë fotografuar një model të ri, pikërisht të këtij lloji, transmeton Telegrafi.
Zakonisht, pas rrjedhjes së pamjeve bëhet lansimi i makinës, ndërsa në këtë rast duket se do të kemi dy modele Superlaggera që do të publikohen njëherësh.
Sidoqoftë, zyrtarë të brendit Huracan nuk kanë bërë të ditur asgjë, se çfarë përmban kjo veturë në brendësi, sa i përket fuqive dhe shpejtësisë. /Telegrafi/