Site icon Telegrafi

Dyshohet se dhunoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari në Drenas

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.

Arrestimi i tij ka ndodhur me datën 21 qershor, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

Policia njofton se viktima është kthyer në familjen e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar./Telegrafi/

 

Exit mobile version