Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.K., nga Komuna e Gjakovës, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragraf 6 lidhur me paragraf 1 të KPRK-së.
“Rasti ka ndodhur më 31.10.2019, në shtëpinë e të pandehurit, në lagjen Brekoc në Gjakovë, ku i njëjti rreth orës 23:00, e telefonon të dëmtuarën e mitur M.B., dhe e thërret të shkojë në shtëpinë e tij, ku më pastaj e kryen aktin seksual me të.
Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin për media.