Site icon Telegrafi

Dyshohet se bashkëpunoi me Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit, prokuroria ngre akuzë ndaj Indrit Shaqjas

Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë edhe ndaj Indrit Shaqjas, personit që mbeti i plagosur disa ditë më parë në burgun e Peqinit. Ai dyshohet se bashkëpunoi me Sokol Mjacajn për vrasjen e Arben Lleshit.

Sipas prokurorisë, Shaqja është arrestuar për mbajtje celulari në burg dhe po verifikohet përfshirja e tij në ngjarje.

Lexo po ashtu “200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit”, lihen në burg 11 nga 12 zyrtarët e burgut

Në dëshminë e zbardhur një ditë më parë, Shaqja ka thënë se kishte marrë dy letra të shkruajtura me shkrim dore, për të kryer vrasjen e Arben Lleshit. “Do të të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin që ti ta kryesh vrasjen e Arben Lleshit. Nëse je dakord na kthe përgjigje me letër”, ka thënë Shaqja.

Sakaq, një ditë më parë, 11 nga 12 zyrtarët e burgut të sigurisë së lartë në Peqin u lanë në burg pa afat nga Gjykata e Elbasanit. /Telegrafi/

Exit mobile version