Site icon Telegrafi

Dyshohet se afaristi Sead Koçan ka ikur nga Maqedonia

Sipas Tv Telma, afaristi Sead Koçan, ndaj të cilit Gjykata Penale ka lëshuar fletarrest dhe kërkohet nga policia, mbrëmë e ka lëshuar Maqedoninë.

Ai është i dyshuari kryesor në lëndën ”Trust” të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Koçan akuzohet se ka falsifikuar dokumentacione të firmës së tij ”Transmet” për të fituar tenderë milionësh nga SHA Elem.

Vlera e përgjithshme e përfituar konsiderohet në mbi 17 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version