Site icon Telegrafi

Dyshohet se abuzoi seksualisht me të bijën 15-vjeçare, gjykata e Durrësit lë në burg babain

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për babanë që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur.

Bledar Rako, 48 vjeç u kallëzua në policinë e Kavajës nga vetë vajza e tij 15-vjeçare e cila ka deklaruar përballë uniformave blu se është abuzuar seksualisht nga i ati për 4 vitet e fundit.

Ndër të tjera ajo ka deklaruar se babai i saj e ka kërcënuar me jetë në rast se do të tregonte.

48-vjeçari me iniciale B. R. akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Para hetuese ai ka mohuar pretendimet e së bijës duke mos pranuar asgjë.

Gjithashtu në pyetje është marrë edhe nëna e të miturës, e cila është shprehur se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë tek bashkëshorti i saj.

Exit mobile version