Policia në Pogradec ka ndaluar një 36 vjeçar, i cili është denoncuar nga një shtetase , me pretendimin se është abuzuar seksualisht nga ky i fundit.
36 vjeçari me inicialet M.M, banues në Pogradec, është me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec.
Ndalimi tij është bërë pasi në një emision investigativ janë shfaqur pamjet filmike të rastit të denoncuar nga nga një shtetase.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual”
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 17.09.2024, gjatë një emisioni investigativ, janë shfaqur pamjet filmike ku shtetasi M.M, me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec, është denoncuar nga një shtetase me pretendimin se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /Telegarfi/