Site icon Telegrafi

Dyshohet për vendosjen e kamerave në qendrën korrektuese, KMDLNj: Shkelje e të drejtave të njeriut

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas publikimit të lajmeve rreth vendosjes së kamerave në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

KMDLNj thekson se kjo është shkelje flagrante e privatësisë.

Ditë më parë është raportuar se brenda një hapësire të veçantë në burgun e  grave në Lipjan dyshohet se janë vendosur kamera të sigurisë.

Lexoni reagimin e plotë të KMDLNj-së:

Kohë më parë u bë publike se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ishin vendosur kamerat që në mënyrë flagrante shkelin privatësinë e femrave të privuar nga liria. Pas kësaj u ndërmorën masat me ç’rast u suspenduan personat me përgjegjësi deri në çastin kur do të sqarohet rasti pas së cilës do të caktohet përgjegjësia apo do të lirohen nga përgjegjësia nëse dëshmohet se ka pasur bazë ligjore për këtë veprim.

Pastaj, i njëjti veprim u përsërit edhe në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë që flet për një tendencë që të mbahen në kontroll edhe stafi korrektues si dhe të privuarit nga liria. Dihet qartë se kur të privuarit mund dhe duhet të mbahen nën vëzhgim të kamerave prandaj çdo tejkalim i vëzhgimit të paarsyeshëm paraqet shkelje të privatësisë dhe shkelje të drejtave të njeriut.

Personat e privuar janë të privuar nga disa të drejta të njeriut që kufizohen me ligj mirëpo jo edhe nga të gjitha të drejtat.

KMDLNj thërret institucionet përgjegjëse që të ndërpresin këto veprime, të bëhen hetimet dhe të ndërmerren masat në përputhje me shkeljet e dokumentuara. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka qenë njëri ndër shërbimet më të besueshme dhe më të suksesshme që reputacionin e ka ndërtuar me një unë  të gjatë dhe të suksesshme në kushte të vështira andaj duhet të ruhet ky reputacion duke mos ndërhyrë politikisht në punën e këtij shërbimi. /Telegrafi/

Exit mobile version