Një incident është regjistruar në aeroportin e Rinasit pasditen e sotme.
Raportohet se një avion nga dalë nga pista, por nuk raportohet për të lënduar.
Sipas raportimeve të para shkak i incidentit ka qenë një defekt gjatë uljes, pasi avionit të vogël nuk i janë hapur gomat.
Mësohet se avioni ishte nisur nga Zvicra dhe në të ndodheshin 4 persona, piloti dhe tre pasagjerë.
Menjëhëre u moren masa dhe avioni u largua nga pista dhe për pak fillojnë fluturimet.
Policia Kufitare e Rinasit ka kryer veprimet e para hetimore dhe i ka bërë testin e alkoolit pilotit, ku ka rezultuar 0:00 mg/l.
Materialet do i kalojnë Prokurorise për vlerësim.