(E plotësuar)- Alarmi se një mjet shpërthyes është gjetur në banesën e drejtorit të Postës, Sejdi Hoxha ka dalë të jetë i rrejshëm.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar por ka dal që të jetë alarm i rrejshëm”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/
Dyshohet për bombë në banesën e drejtorit të Postës
Në lagjen “Arbëria” të kryeqytet është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes, në banesën e drejtorit të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.
Lajmin për KosovaPress-in e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se Policia ka dalë në vendngjarje.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast, transmeton KosovaPress.