Site icon Telegrafi

Dyshohet në cilësinë e mjaltit të importuar në Maqedoni

Bletarët e Dellçevës dhe Kamenicës Maqedonase kërkojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) që të analizojnë cilësinë e mjaltit të importuar që në treg shitet për 200 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këta bletarë apelojnë që konsumatorët të mos e blejnë këtë produkt, sepse sipas tyre, bëhet fjalë për prodhim të cilësisë së dobët, duke shtuar se me importin e këtij mjalti bëhet konkurencë e pandershme ndaj prodhimeve të brendshme.

Sipas AIM-së, në rajonin e Dellçevës dhe Kamenicës Maqedonase ka rreth 150 bletarë që kujdesen për 2.000 familje bletësh./Telegrafi/

Exit mobile version