Site icon Telegrafi

Dyshohet incident me lëndë kimike në Londër

Qindra persona u zhvendosën nga një zonë qendrore e Londrës pas dyshimeve për një incident me lëndë kimike.

Mediat vendase raportojnë në versionet e tyre online se mbi 200 vetë janë parë teksa largoheshin me vrap nga Moorgate.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupet e emergjencës, që kanë vendosur një perimetër sigurie, transmeton tch.

Aktualisht nuk ka më tepër informacion se për çfarë bëhet fjalë dhe autoritetet ende nuk kanë dalë më një deklaratë zyrtare për rastin.

Exit mobile version