Një burrë për të cilin dyshohej se është infektuar me COVI-19, kishte vendosur të tentojë të arratiset nga ekipi mjekësor që u detyruan të vrapojnë pas tij në qytetin rus Arzamas, me qëllim që ta kapin dhe të mos krijoj panik te qytetarët.
Kjo skenë e pazakontë është filmuar këto ditë, kurse pamjet shpejtë janë bërë virale në Rusi. Videoja e shkurtër shfaq tre infermierë të veshur me rroba të bardha mbrojtëse duke vrapuar pas burrit që tenton t’ju ikë, transmeton Telegrafi.
Më vonë lidhur me këtë është deklaruar kryetari i qytetit, i cili tha se bëhet fjalë për një burrë me probleme mendore për të cilin dyshohej se mund të jetë infektuar me COVID-19.
E qëllimi i infermierëve, sipas të parit të qytetit ishte kryerja e analizave për coronavirus – më saktësisht synonin ta dërgonin në spital për të kryer procedurat.
Megjithatë ai nuk dëshironte ta bënte një gjë të tillë, duke tentuar të arratiset – por në fund është kapur. E rezultatet e testit të coronavirusit pritet të dalin shumë shpejtë.
Kujtojmë se që nga shpërthimi i epidemisë në Rusi janë infektuar 8.672 persona, kurse 63 tjerë kanë humbur jetën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=t-69fXg0dIU&feature=emb_title