Ky është momenti kur një pacient që dyshohet se është infektuar me coronavirus, transportohet nga aeroporti me një kuti të veçantë të xhamit.
Ky burrë ishte futur në karantinë me qëllim që pasagjerët tjerë të mos infektohen me virusin vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.
Ai ishte futur në karantinë pasi gjatë kontrollit në aeroport kanë vërejtur anomali, dhe kështu autoritetet e aeroportit të Fuzhou në juglindje të Kinës informuan autoritetet kompetente.
Ai ishte nxjerrë nga terminali në një kuti gjigante me rrota e njohur në mjekësi si “izolues transportues” të cilin e shtynin mjekët me rroba speciale dhe maska në fytyrë.
Në anën tjetër autoritetet kineze të shëndetësisë janë alarmuar, për faktin se virusi është shumë më i rrezikshëm dhe ngjitës sesa që kishin menduar, dhe po shpërndahet më shpejtë se që kishin parashikuar.
Ai madje po bartet nga një person në tjetrin përmes kollitjes e teshtimës, duke e bërë kështu të vështirë punën që të kontrollohet virusi vdekjeprurës. /Telegrafi/