Detajet e vrasjes së tmerrshme të një punonjësi spitalor nga anëtarët e një njësie të elitës kundër-terroriste të Irakut janë shpërndarë nga fotografi Ali Arkady, i cili në një intervistë me RT, kujton se burri në fjalë u qëllua pasi ushtarët dyshuan se po përpiqej t’i çonte në një kurth.
Siç shkruan RT, përcjell Telegrafi, videoja 12 sekondëshe e realizuar përmes një celulari përshkruan vrasjen me gjakftohtësi të një irakiani të paidentifikuar, video që thuhet se u regjistrua në dhjetor të vitit 2016.
Pamjet tregojnë një burrë, duart e të cilit janë të lidhura pas shpinës së tij, duke u përpjekur të ikte para se të vritej në dritën e ditës nga kapësit e tij.
Detajet e ekzekutimit të dukshëm jashtëgjyqësor u bënë publike nga Arkady, i cili midis tetorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, dokumentoi arritjet dhe mizoritë e njësisë së forcave speciale të Irakut me detyrë të “gjuetisë” së Shtetit Islamik (IS, ish ISIS / ISIL) në Irak. /Telegrafi/