Kryetari i grupit të tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës, ‘Dardanët’, Lulzim Berisha, i cili u arrestua në dhjetor të vitit 2018, është liruar në procedurë të rregullt.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati i tij Nasuf Hasani, i cili ka thënë se nuk ka pasur ndonjë provë për veprat me të cilat e kishte ngarkuar prokuroria.
“Është liruar në procedurë të rregullt. Ka qenë procedurë hetuese, mirëpo për momentin është liruar në procedurë të rregullt. Kjo për shkak se nuk ka asnjë provë për veprat që është ngarkuar nga prokuroria. Është ndoshta ngutje e prokurorisë”, ka thënë Hasani.
Ndryshe Berisha kishte qenë njëri nga të arrestuarit për dyshim për fajde.
Ai ishte arrestuar gjatë një aksioni të policisë së Kosovës në 11 lokacione të Prishtinës. /Telegrafi/