Lirim Kastrati ka vazhduar shkëlqimin në futbollin kroat.
Por përveç sulmuesit nga Kosova po shkëlqen edhe bashkëlojtari i tij tek Lokomotiva e Zagrebit, Myrto Uzuni.
Dyshja shqiptare kanë bërë një aksion fantastik në ndeshjen e sotme që Lokomotiva e humbi në udhëtim tek Zapresic 2-1.
Ishte minuta e 14-të kur një bashkëveprim i shqiptarëve solli golin e parë në ndeshje.
Sulmuesi nga Shqipëria, Myrto Uzuni asistoi bukur për Kastratin i cili lehtësisht shënoi për 0-1.
Goli ndaj Zapresic ishte i shtati këtë kampionat për sulmuesin nga Kosova, Lirim Kastrati.
19-vjeçari pas paraqitjeve të shkëlqyera në kampionatin kroat ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja A e Kosovës për dy ndeshjet e radhës ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe.
Vlen të ceket se goli i sotëm e ngritë Kastratin në krye të golashënuesve në elitën e futbollit kroat. /Telegrafi/