Site icon Telegrafi

Dyshja shqiptare, Hysaj dhe Rrahmani rezultojnë përsëri pozitiv me coronavirus

Napoli ka njoftuar se mbrojtësit shqiptarë, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani përsëri kanë rezultuar pozitiv për coronavirusin e njohur si Covid-19.

Klubi italian do të ndeshet sot (e enjte) me Real Sociedadin në kuadër të ndeshjeve të fundit të grupit në Ligën Evropës.

Napoli aty do ta kërkojë kualifikimin, por nuk do të jetë tërësisht i kompletuar, pasi do të ketë disa mungesa.

Lexo po ashtu Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të grupeve në Ligën e Evropës

Azzurrët konfirmuan përmes një deklarate se Hysaj dhe Rrahmani kanë dalë pozitiv me COVID-19 për herë të dytë.

“Tamponët e kryer dje në mëngjes për anëtarët e grupit të ekipit janë të gjithë negativë ndaj COVID-19, me përjashtim të Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj, të cilët kanë rezultuar përsëri pozitivi dhe do të izolohen menjëherë në shtëpi duke pritur testet e reja të shtupave”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Napolit i duhet të paktën një pikë për të qenë i kualifikuar për një vend në fazën tjetër të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version