Me lidhjen e tyre kolegiale tashmë të pandashme, Tuna Sejdi dhe Yll Limani po janë vazhdimisht bashkë me njëri-tjetrin.
Tashmë edhe me një agjendë të ngjeshur të koncerteve, edhe gjumin shpesh po e bëjnë pranë.
Por, nëse Ylli është më gjumash dhe përton t’i përvishet punës është super-energjikja, Tuna ajo që kujdeset për këtë pjesë.
Në një video të postuar në rrjetin social Snapchat nga shtrati, ajo shihet teksa e zgjon Yllin me disa ‘shpulla’ të lehta.
Alarmi duket të mos jetë i nevojshëm me Tunën pranë.
https://youtu.be/vJndc106spo