Liverpooli ka barazuar në 2-2 rezultatin në ndeshje ndaj Watfordit, ndërsa pas vetëm dy minutave ka kaluar në epërsi 3-2.
Është sulmuesi brazilian, Roberto Firmino, i cili ka shënuar nga penalltia për 2-2.
Goli i Firminos erdhi në minutën e 55 të ndeshjes.
Ishte Mohamed Salah, i cili u pengua në zonë nga portieri kundërshtar.
Sulmuesi egjiptian pas tre minutave shënoi për 3-2 pas asistimit të Firminos. /Telegrafi/