Konkurrentë për një vend titullari në ekip, por shokë të pandarë gjatë çdo grumbullimi të Dardanëve, madje ndajë së bashku edhe dhomën.
Janë këta Atdhe Nuhiu e Vedat Muriqi, të cilët edhe në këtë periudhë të vështirë nëpër të cilën po kalon Kosova, por edhe të gjitha vendet e botës nga pandemia e coronavirusit (Covid-19) kanë një mesazh për popullin shqiptar.
Dyshja kanë kërkuar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, teksa kanë edhe falënderim të veçantë për mjekët, policinë dhe të gjithë ata që po shërbejnë popullin në këto ditë të vështira.
Vedat Muriqi ka kaluar formë të shkëlqyer në këtë edicion që është ndalur në gjysmë ku me Fenerbahcen në 28 ndeshje në kampionat dhe Kupë të Turqisë ka realizuar 15 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime.
Në anën tjetër sulmuesi i Sheffield Wednesdayt në Championship, ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tri asistime në 33 ndeshja sa i ka zhvilluar.
/Telegrafi/