Telegrafi

Dyshja e Falkenbergut do të bashkohet me Kosovën U21

Dy futbollistë të rinj që po bëjnë karrierë në Suedi, do të bashkohen me Kosovën U-21.

Zgjim Sojeva, menaxher i Kosovës U-21, e ka konfirmuar lajmin për Kosova Press.

Bëhet fjalë për futbollistët Edi Sylisufaj dhe Lorik Ademi që luajnë për Falkenbergun.

Sulmuesi Sylisufaj është 20-vjeçar, kurse Ademi është 18-vjeçar.

Sylisufaj luan për Falkenbergun në elitën e Suedisë ku ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje këtë edicion, ndërsa më parë ka bartur fanellën e Suedisë U-17.

Ndërkohë Ademi është mesfushor dhe ka pesë paraqitje këtë edicion në Allsvenska.

Ata pritet të bashkohen me shpresat vitin tjetër, pasi të kompletojmë dokumentacionin./KP/