Dyshja e lojtarëve Henrik “Hen” Mclean dhe Aleksa “Queasy” Cvetkovic kanë fituar turneun e Evropës “Fortnite Champion Series: Chapter 3 Season 1”.
Turneu i organizuar nga EpicGames, ka përfunduar me sukses, pas dy ditësh të fazës finale.
Formati i fazës finale të këtij turneu është luajtur me kohë të limituar ku secili ekip duhet të luante gjashtë ndeshje brenda tre orësh.
Ekipet duhej të grumbullonin sa më shumë pikë, me anë të eliminimeve apo renditjes në ndeshje.
Ky turne u zhvillua me ekipe me nga dy lojtarë, ku faza finale u zhvillua me datën 5 dhe 6 mars.
Turneu në fund ka përfunduar me suksesin e dy lojtarëve të organizatës Guild eSports, të cilët arritën të grumbullojnë 319 pikë, për ta siguruar vendin e parë.
3X FNCS WINNER ($300,000) @QueasyFN @guildesports pic.twitter.com/Azcq0NHZQk
— Hen (@hentvv) March 6, 2022
Kjo ishte hera e tretë për lojtarin e Guild eSports Henrik “Hen” Mclean që shpallet fitues i një turneu të tillë FNCS”.
Rreth 1.2 milion euro u shpërndan për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në finale, ku dyshja fituese morën në shtëpi çmimin prej 275 mijë euro.
Në vendin e dytë u renditën dyshja ‘Kiryache32’ dhe ‘Stormyrite’ duke fituar çmimin rreth 183 mijë euro. /Telegrafi/