Telegrafi

Dyshimet për sulm kibernetik në Shqipëri, reagon Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me një lajm që ka qarkulluar në Shqipëri ku thuhej se Policia e Shtetit kishte urdhëruar të gjitha strukturat e saj të fiknin pajisjet elektronike, pasi kishte dyshime për një sulm kibernetik.

Policia e Shtetit në reagimin e bërë në Facebook nuk e pohon, por as nuk e mohon sulmin, gjersa thekson se sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.

“Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim. Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/