Telegrafi

Dyshimet e para pas vdekjes së Suad Jaminit, basistit të grupit ‘Jericho’

Basisti i grupit Jericho, Suad Jamini, ka ndërruar jetë sot.

Suadi ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe lajmi është konfirmuar edhe nga familjarë të tij.

Por cilat janë shkaqet?

Ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare apo konfirmim nga ana e mjekëve, burime të “Prive-së” kanë treguar se dyshohet që shkak për vdekjen të jetë helmimi.

I ndjeri Suad Jamini

Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova në maj të vitit 1997 në Prishtinë.

Ky grup është i njohur për këngët me temë sociale, të cilat gjithmonë kanë ditur të shkaktojnë shumë zhurmë në tregun muzikor shqiptar.

Për vdekjen e të ndjerit, ngushëllime kanë shprehur emra të shumtë nga fusha e muzikës. /Prive/Telegrafi/