Qendra Klinike Universitare e Kosovës para disa ditësh e ka hapur tenderin “Furnizim me material harxhues për Ortopedi”, e që po dyshohet se ia ka përshtatur kompanisë “Layo”.
Dyshimet për përshtatje të kritereve, por pa e përmendur operatorin privat i janë adresuar autoritetit kontraktues që në këtë rast është QKUK-ja në formë të pyetjeve. Vlera e këtij tenderi është rreth 200 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Kompania”Layo” është pronë e Vasil Lajos. Kjo kompani edhe më herët ka fituar tender pikërisht në Klinikën e Ortopedisë.
Drejtor i kësaj kompanie është Fidan Gashi, djali i ish-deputetit të PDK-së, Latif Gashi. I kontaktuar nga gazeta ai ka thënë se nuk është në dijeni se QKUK-ja ka hapur ndonjë tender ku do të mund të konkurronin, ndonëse në specifikat që i ka përcaktuar QKUK-ja janë përcaktuar emrat e produkteve që “Layo” është përfaqësuese për Kosovë dhe Shqipëri.