Site icon Telegrafi

Dyshime se goli i Ekuadorit ndaj Katarit nuk duhej anuluar – dalin pamjet

Ekuadori është duke fituar 2-0 ndaj Katarit, që është nikoqir i Kampionatit Botëror.

Dy golat për mysafirët u shënuan nga kapiteni Enner Valenica, duke e bërë më të lehtë tani lojën e tyre.

Por, goli i anuluar ndaj ekuadorianëve në minutën e tretë të takimit për pozicion jashtë loje nga VAR-i, ka ngjallur polemika.

Valencia ia doli të shënonte në portën e zbrazët të Katarit, por më pas video asistenti i gjyqtarëve bëri të ditur se ishte në pozitë jashtë loje.

Pamjet tashmë janë publikuar dhe dyshohet aty nuk ka të bëjë me një gjë të tillë, dhe shumëkush beson se goli i minutës së tretë do të duhej të qëndronte.

Për më shumë, mund ta vlerësoni edhe ju se a ishte apo jo pozicion jashtë loje për Ekuadorin. /Telegrafi/

Exit mobile version