Telegrafi

Dyshime rreth koncesionit të Brezovicës

Përfaqësues të partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, por edhe njohës të sektorit të turizmit në Kosovë, kanë shfaqur dyshimet rreth koncesionimit të Brezovicës për 99 vjet kundrejt një qiraja qesharake prej 100 mijë eurosh në muaj.

Një metër katror tokë në Brezovicë i ka kushtuar konsorciumit francez vetëm 0.27 euro, si dhe vërtetimi nga redaksia e gazetës “Zëri”, se ky konsorcium nuk e ka as edhe një cent të veten, ka bërë të reagojnë njohësit e kësaj fushe. /Telegrafi/