Drejtori menaxhues i Agjensionit Kosovar të Privatizimit, Ekrem Hajdari, në Emisionin Euro Tribuna në TribunaChannel, ka pohuar se ka pasur dyshime për shpërlaje parash në procesin e privatizimit të një biznesi.
Po ashtu Hajdari gjatë këtij emisioni përmend edhe strategjinë që do e përdorin në bazë të ligjit për investime strategjike.
Agjencioni Kosovar i Privatizimit shpesh herë ka qenë vend parkim i veturave të shumta të policisë së Kosovës të cilët kanë kryer bastisje të shpeshta në këtë institucion.
Kjo ka bërë që imazhi i këtij agjencioni të jetë shumë i dëmtuar dhe si rrjedhojë edhe të mos ketë investitor serioz.
Hajdari thotë se tashmë kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë e Kosovës dhe së asnjëherë policia nuk do të ketë nevojë që të zbarkoj si në ta kaluarën në AKP.